Dr. Besim Morina
Specialist i Mjekësisë Interne dhe Pulmologjisë
Kujdes i specializuar për sëmundjet e mushkërive dhe të frymëmarrjes — astma, SPOK, bronkiti dhe alergjitë respiratore. Diagnozë e saktë dhe trajtim i besueshëm në Poliklinikën Avicena.

Rreth Dr. Besim Morina
Në vitin 2006 Dr. Besim Morina përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ku më pas vazhdoi specializimin për Mjekësi Interne dhe Pulmologji në QKUK.
Që nga viti 2007 është ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së dhe Specialist i Mjekësisë Interne e Pulmologjisë në QKUK. Gjatë periudhës 2015–2019 mori pjesë në seminare e konferenca ndërkombëtare, përfshirë Seminarin e organizuar nga Fondacioni Salzburg dhe Universiteti i Kolumbias në SHBA, ku prezantimet e tij u vlerësuan ndër më të mirat.
“Komunikimi i drejtpërdrejtë me pacientët bën që të gjithë të ndihen të sigurt kur kanë nevojë për ndihmë.”

Sëmundjet që trajton
Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes, me qasje të personalizuar për çdo pacient.
Intervista në televizion
Dr. Besimi është i ftuar i rregullt në emisione shëndetësore për tema të pulmologjisë.
Çfarë thonë pacientët?
Nëse keni nevojë për doktor të mushkërive, jua rekomandoj Dr. Besimin pa hezitim — profesionalizëm dhe kujdes i vërtetë.
Pulmologu më i mirë në qytet — i qetë, i kujdesshëm dhe gjithmonë shpjegon qartë.
Doktori më i mirë në qytet. Diagnozë e saktë dhe trajtim i besueshëm që nga vizita e parë.
Pyetje të shpeshta
Përgjigje për pyetjet që pacientët bëjnë më shpesh rreth konsultave dhe trajtimeve.


