Dr. Besim MorinaPulmolog
Ballina/Blog/Duhani
DuhaniShëndetësi

Duhani

BMDr. Besim MorinaSpecialist i Pulmologjisë · 31 maj 2022 · 2 min lexim
Ndezja e cigares në mbrëmje

Pirja e duhanit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes së parakohshme në botë. Ajo është shkak i një numri të madh të sëmundjeve — parësisht të sistemit respirator, si dhe të sistemeve të organeve të tjera, si ato të zemrës e enëve të gjakut, të laringut, lukthit etj.

Kanceri dhe bronkiti kronik

Duhanpirja poashtu është shkaktari i drejtpërdrejtë i kancerit të mushkërive, që është edhe kanceri më vdekjeprurës në Kosovë.

Njëra prej sëmundjeve më të shpeshta të frymëmarrjes, për të cilën shumë pacientë të moshës së mesme dhe të shtyrë kërkojnë ndihmë mjekësore — bronkiti kronik — shkaktohet nga duhanpirja. Ai karakterizohet me një kollë kronike, këlbazë e shpesh edhe vështirësi në frymëmarrje e lodhje. Në vendin tonë kjo paraqet një prej shkaktarëve kryesorë edhe të shtrimit në spital.

Shqetësimi te moshat e reja

Pas një rënieje të trendit të duhanpirjes, për fat të keq e kemi vërejtur një ringritje të numrit të përdoruesve të duhanit dhe produkteve të tij (përfshirë cigaret elektronike e shishat), sidomos nga moshat e reja. Kjo është shqetësuese, pasi nëse fillohet me pirjen e duhanit që në moshë të re, kohëzgjatja e duhanpirjes — e me këtë edhe rreziku nga sëmundjet dhe humbja e funksionit mushkëror — është më e madhe.

Rekomandimi

Pikërisht për këtë arsye, rekomandohet të parandalohet fillimi i përdorimit të duhanit e produkteve të tij, apo ndërprerja sa më e hershme e duhanpirjes — pasi aq më të mëdha janë edhe përfitimet për shëndetin.

#duhani#mushkëri#shëndetësi#pulmolog
Ky artikull ka qëllim informues dhe nuk zëvendëson konsultën mjekësore. Nëse dëshironi ta ndërprisni duhanin, Dr. Besimi ofron këshillim dhe program të mbështetur — caktoni një takim.
Dr. Besim Morina
Dr. Besim Morina

Specialist i Mjekësisë Interne dhe Pulmologjisë · Ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së · Poliklinika Avicena, Prishtinë