Dr. Besim MorinaPulmolog
Ballina/Blog/Bronkiti, astma e alergjitë e frymëmarrjes
AsmaBronkiti

Bronkiti, astma e alergjitë e frymëmarrjes

BMDr. Besim MorinaSpecialist i Pulmologjisë · 24 korrik 2022 · 2 min lexim
Dr. Besim Morina — Specialist i Pulmologjisë

Astma dhe bronkiti janë sëmundje afatgjata që karakterizohen me pezmatim dhe ngushtim të rrugëve të ajrit, me ç'rast vështirësohet marrja dhe nxjerrja e frymës nga mushkëritë. I prekin të gjitha moshat — edhe pse astma më shpesh fillon në fëmijëri, ajo për herë të parë mund të paraqitet edhe te të rriturit.

Simptomat kryesore

Simptomat kryesore të astmës janë: fishkëllimat gjatë frymëmarrjes, frymëzënia (ndjesia e mosngopjes me ajër), shtrëngimi i gjoksit dhe kolla e gjatë.

Si trajtohen

Astma dhe bronkiti zakonisht trajtohen përmes marrjes së barnave me rrugë frymëmarrjeje — në formë të inhalimit me nebulizator (aparat inhalimi), sprej apo pompa inhalatore. Në disa raste të rënda kërkohet të përdoren edhe barnat në formë të tabletave apo ampulave.

Në rast se shkak i astmës është alergjia, atëherë jepen barna edhe kundër alergjisë (në formë të tabletave).

A mund të kontrollohet astma?

Simptomat e astmës zakonisht mund të kontrollohen me trajtim adekuat. Shumica e personave me astmë zhvillojnë jetë normale dhe aktive; megjithatë, disa persona me astmë të rëndë mund të kenë probleme të vazhdueshme.

#alergjia#astma#bronkiti#pulmologu
Ky artikull ka qëllim informues dhe nuk zëvendëson konsultën mjekësore. Për vlerësim individual, caktoni një takim me mjekun.
Dr. Besim Morina
Dr. Besim Morina

Specialist i Mjekësisë Interne dhe Pulmologjisë · Ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së · Poliklinika Avicena, Prishtinë